Ish-kryekomandanti i Ukainës: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

Ish-kryekomandanti i Ukainës: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

1732374736_arme.jpg

Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Ukrainës, Valery Zaluzhny, ka ngritur alarmin se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur, pasi Rusia po merr mbështetje të hapur nga aleatët e saj autokratikë, përfshirë Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën.

Në një ceremoni në Kiev, Zaluzhny deklaroi se rreth 10,000 ushtarë nga Koreja e Veriut po luftojnë përkrah trupave ruse në rajonin e Kurskut, ndërsa Irani ka dërguar mbi 8,000 dronë sulmues Shahed, duke ndihmuar gjithashtu Moskën të prodhojë teknologjinë për ndërtimin e tyre.

Ai tha se këta dronë po sulmojnë në mënyrë të hapur objektiva civile dhe ushtarake. Ndërkohë, armë të prodhuara në Kinë dhe Kore të Veriut po përdoren kundër Ukrainës.

Rusia, nga ana tjetër, ka nisur sulme me raketa të avancuara hipersonike, përfshirë një raketë "Oreshnik", e cila sipas Moskës është e pamundshme për t'u ndaluar.

Ndërsa Ukraina ka kryer sulme në brendësi të Rusisë me raketa britanike Storm Shadow dhe amerikane ATACMS, Rusia ka raportuar humbje, përfshirë edhe të një gjenerali të lartë nga Koreja e Veriut.

Zaluzhny bëri thirrje për më shumë mbështetje perëndimore, duke theksuar se fitorja është ende e mundur nëse partnerët ndërkombëtarë rrisin ndihmën ushtarake.

Zaluzhny, i njohur si "Gjenerali i Hekurt", u zëvendësua në shkurt, duke u pasuar nga Oleksandr Syrsky, një komandant me lidhje të ngushta me Presidentin Zelensky. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb