Ish-kryeministri italian D'Alema në Shqipëri, merr dekoratën 'Nënë Tereza'

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi, në një ceremoni të veçantë, ish-Kryeministrit të Republikës italiane, Massimo D’Alema, Dekoratën “Nënë Tereza”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryeministri Edi Rama, Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushati, deputetë, ish-ministra, përfaqësues të trupit diplomatik.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen D’Alema për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme në procesin e integrimit euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi edhe mbështetjen historike që Qeveria e drejtuar nga D’Alema dha për ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë si edhe ndihmën e jashtëzakonshme humanitare në mbështetje të një milionë qytetarëve të shpërngulur nga lufta.

Ndër të tjera, Presidenti Meta theksoi se Massimo D’Alema ka pasur një rol të rëndësishëm dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në forcimin e miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Të gjithë shqiptarët që ndiqnin dikur fshehurazi, e pas viteve ’90 hapur e plot pasion, muzikën, sportin, artin dhe jetën publike në Italinë fqinje, e kanë të ngulitur mirë në mendje emrin dhe personalitetin e Massimo D’Alemës. Ai është një nga figurat kryesore të politikës italiane, pagëzuar edhe me emrin “lider maximo”, për vizionin, kurajën dhe përpjekjen e palodhur për të reformuar të majtën dhe në tërësi politikën italiane.

Massimo D’Alema do të mbante pozicione kyçe në politikën dhe qeverinë italiane në momente të vështira të historisë sonë, në kohën e ndërhyrjes së NATO për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë dhe pastrimit etnik. Ndonëse me kundërshtime të forta brenda koalicionit të së majtës që drejtonte Italinë, Qeveria e tij luajti rol kryesor në mbështetjen e aksionit historik të NATO-s që kontribuoi për lirinë e Kosovës dhe paqen në rajon.

Po kështu Italia dhe qeveria D’Alema mbajti barrën kryesore të operacionit humanitar në Shqipëri, në mbështetje të një milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova.

Ende sot mbetet në kujtesën time ajo ditë kur mbërriti në Kukës, Ministria e Brendshme e Italisë zonja Roza Russo Jervolino, si e para përfaqësuese e komunitetit ndërkombëtar në një situatë tejet të dëshpëruar dhe që përkeqësohej çdo minutë.

Nga ai moment në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë do të niste një operacion humanitar me përmasa gjigante, ndër më të mëdhenjtë e historisë së rajonit tonë.

Duke i shprehur mirënjohjen e thellë, Kryeministrit D’Alema për të gjithë mbështetjen ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi, në rrugëtimin e tyre drejt lirisë dhe Bashkimit Europian, dëshiroj që t’i akordoj sot dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.

Shqipëria ka bërë një përparim të madh që nga ajo kohë, qenë sot anëtare e NATO-s dhe duke punuar që së shpejti të nisin negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Por arritjet tona na bëjnë gjithmonë të kujtojmë e vlerësojmë veçanërisht miqtë e mirë që na u gjendën në kohë të vështira dhe falë mbështetjes të të cilëve përballuam sfida të jashtëzakonshme.

Duke falënderuar edhe një herë z. D’Alema për gjithçka ka bërë për vendin tonë shpreh bindjen që do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë dhe dy popujve tanë.

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë
 

Massimo D'Alema e ka quajtur dekoratën ndaj tij si simbolika e fortë e marrëdhënive të mira mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ilir Meta është një mik i madh i Italisë dhe mik i imi personal. Falenderoj thellësisht për nderin e lartë Presidentin Ilir Meta. Integrimi i plotë i Shqipërisë në BE, objektiv themelor i politikës së jashtme italiane. Vlerësoj maksimalisht kontributet e Ilir Metës për demokratizimin e Shqipërisë
. Nderimi që më bëhet sot, nderim për miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Massimo D'Alema, ish-kryeministër i Italisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip