Fatos Nano u paraqit në spital më datë 8 tetor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore, prej kohësh mjaft delikate, mori një kthesë të rrezikshme pas një arresti kardiorespirator. Situata nuk shënoi ndonjë përmirësim.
Gjatë ditës së sotme ai mori një tjetër goditje. Burime nga spitali bëjnë të ditur se ai kaloi dhe një arrest kardiak, duke bërë që gjendja të përkeqësohet akom më shumë.
Mësohet se zoti Nano nuk reagon më, dhe nuk është koshient. Ai po mbahet në jetë përmes aparaturave, dhe i intubuar.
Lideri historik i PS-së, prej kohësh ka patur probleme me mushkërinë. Ai është shtruar disa herë në spital për shkak të një shqetësimi kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.
Komente










Burrë i mënçur dhe politikan i zoti.. Zoti ja bëftë të lehtë rrugëtimin… Ka kontribuar shumë për ndryshimin..Më vjen keq për përfundimin e shpejtë..
PërgjigjuMe vjen keq, te ishte Sala ne vend te tij se na lodhi veshte cdo dite duke lehur. Kjo Semundje eshte shume e keqe, mandje me e rrezikshme sesa Asthma Bronchiale. Zoti mos e lente me vuajtje te tejzgjatura. Me vjen keq per te...
PërgjigjuMe mire ta kishin cuar ne spital shteteror. Aty ku eshte Alban Dibra, nje aset kombetar i kardiologjise, kardiologu me i mire dhe me human ne Ballkan. Uroj nje mrekulli per Fatos Nanos pasi ishte dhe ky aset per PS. Pas ikjes se ti, ne PS nuk ngelen me figura por vetem ushtare.
PërgjigjuShërim të shpejtë Për familjen Duhet ti bjerë salës po nuk bie rrufeja hale
Përgjigjuaiiiii sa gjynafff
PërgjigjuSherim shpejt
PërgjigjuRrezisto deri ne 2030 se pastaj shendetsia dopo te jet aq e mire sa kerkush nuk do te vdes ma
PërgjigjuSHUME GABIM NGA FAMILJA ..COJENI NE TURQI...I UROJME SHERIM....
PërgjigjuNa plasi. Njeri i urryer.
PërgjigjuTe kishim be edhe ne qejf si Nano, se e kishim heq me doren tone tubin e oksigjenit!
PërgjigjuRrespekte per KUMBARIN! Sherim te shpejte!
PërgjigjuPse ne privat?
PërgjigjuOriel djalë pa sens. Te sherohet e te rroje 1000 vjet, po pyetja ngel. Pse ne privat kur shteti po lulëzon?
po normal ne privat per cfare kane punuar kaq shume keta me vjedhje qe te shtrohen ne shtet qe ska as ilace e asgje jane lidera keta o njerez te thjeshte ne jemi dele merrni dhe nga nje id digital nje cip prapa e te gjithe te lumtur si eshte ajo shprehja nga davosi sdo kemi asgje po do jemi te lumtur kuptojeni o njerez te lumtur ne budallekun tone se sdo kemi mundesi per asgje .
Te kaluara se shqiptaret akoma kan 100 vjet mbrapa me termat te shtetit privati .thuaj kalaura e sherohet SA me shpejt cilin do qoft njeri apo kafsh cdo gjeri e provon spitalin
Edhe ky në privat.
PërgjigjuI urojme sherim te shpejte dhe jet gjatesi .