Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mes personave të helmuar në Deçan: Motra ime me fëmijët u prekën më rëndë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mes personave të helmuar në Deçan: Motra ime me fëmijët u prekën më rëndë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj ka qenë në mesin e personave të helmuar në Deçan. Kjo u bë me dije nga vetë ai, i cili u shpreh se ka shfaqur disa probleme shëndetësore, por jo të rënda.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës, po u prekën rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Ndërkohë, ndërsa foli për situatën në Deçan, Haradinaj tha se paraqitet disi më qetë dhe se është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai në 'Kanal 10' në Kosovë.

Prej një javë tashmë Deçani është në gjendje emergjente, ndërsa numri i të helmuarve ka shkuar në mbi 1500. Shkaqet e helmimit nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht u dyshua se shkak ishe uji, ku nga analizat rezultoi se janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm, por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu