Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, Gresa i ka dedikuar një postim prekës të atit në një ditë të veçantë për të. Ditën e djeshme Krasniqi ka festuar ditëlindjen e 71 në qeli.
Gresa, përmes një postimi në Instagram ka uruar babin për ditëlindje teksa i uron atij që të kalojë këtë padrejtësi.
“Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme. Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pranë, por ne s’po mësohemi dot. Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tënde, lindjen e një njeriu të mrekullueshëm që neve na dhuroi jetë e Kosovës LIRI. Në këtë 71 vjetor të lindjes tënde s’kam si të mos kujtoj çdo gjë të bukur që ti na fale gjithë këto vite dhe të falënderoj për gjithë ato përqafime, fjalë të mira e dashuri që na dhuroje çdo ditë aq butësisht siç vetëm ti dije. Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj të kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë të fundit padrejtësi”, shkruan vajza e Krasniqit.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi qëndrojnë në paraburgimin e Hagës që prej 5 nëntorit 2020 dhe akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
Edhe 100 vjet JAKUP DHE SHOKEN ATY ME jU, burg te denohesh,do te jete jashtligjshem dhe jonatyrshem.Do te jete denim i nje clirimtari,do jete mallkim i lirise se popullit dhe mallkim ndaj clirimit te nje toke e nje populli te roberuar nga nje terror masjetar,vrasje,ndjekeje e shkaterime deri ne dhunim te moralit mbi qenien fizike njerezor.Kurre Jakup mos u bengos,Ishe atdhetare,luftare e clirimtare i kesaj hapesire shqiptare.Ishe mbrojtes i popullit e atdheut tend.Lavdi eshte verpa e Juaj ,shokeve dhe zerit te pushkes qe doli nga legjenda dhe shpetoi kete hapesire shqiptare nga fanitja qe i kercnohej.Lavdi nuk ndeshkohet<Liria nuk denohet,Urata e populit dhe e kesaj tokee te pergjakur do, ju shperbleje gjitmone.
Përgjigju