Gjyqi ndaj Adriatik Llallës do të rihapet nga e para. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se është revokuar gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para. Llalla në vend që të bënte mbrojtjen siç ishte parashikuar, ka kërkuar që të rihiqet proceduara e gjykimit të shkurtuar, duke bërë që të gjyqi ndaj tij të nisë nga e para.

Ndërkohë që me këtë vendim ka rënë edhe pretenca e dhënë nga SPAK, që kërkoi 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike. 

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë pranë Gjykatës së Posaçme, pasi sot u zhvillua seanca e mbrojtjes ndaj tij. Ish-kryeprokurori Llalla ka kërkuar disa herë përjashtimin e trupi gjykuese nëpërmjet avokatit të tij, ndërkohë që sot është paraqitur për herë të parë në seancë. Llalla ka deklaruar se ‘Gjykata do të dalë me një njoftim, çështjen do e ndjek deri në fund’.

Ndërkohë një detaj që vihet re, teksa ish-kryeprokurori futet brenda ambienteve të gjykatës, roja tek dera e përshëndet në mënyrë simbolike me një gjest ushtarak.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Polici i vendrojës nderon ish-prokurorin Adriatik Llalla

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Revokohet gjykimi i shkurtuar, procesi për Adriatik Llallën do të nisë nga fillimi

Gjyqi nga Adriatik Llallës do të rihapet nga e para. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se është revokuar gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.

Llalla ka deklaruar se ‘Gjykata do të dalë me një njoftim, çështjen do e ndjek deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”.