.jpg)
“Kjo është lufta më e madhe e jetës sime”, kjo ka qenë deklarata e legjendës së boksit Wladimir Klitschko nga Ukraina e shkatërruar nga bombardimet ruse.
Ish-kampioni i botës dhe vëllai i tij Vitali, i cili është kryebashkiak i Kievit të rrethuar nga forcat ruse po frymëzojnë luftëtarët e lirisë kundër pushtimit rus.
“Boksi është sport, kjo është një luftë dhe njerëzit tanë po vdesin.”, tha Wladimir.
Ai tha se të gjithë i theksojnë faktin se “kjo është lufta më e madhe e jetës së tij”, ndërsa shtoi se kjo është e vërtet.
“Është shumë e trishtueshme të kuptosh se sa e tmerrshme është lufta.”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Bombardohet spitali në Mariupol, fëmijë nën rrënoja! Zelensky: Kompromis, por pa tradhtuar vendin! Pentagoni: Avionët polakë s'do dërgohen në Kiev, me rrezik








