KRUJE - Rreth 300 hektarë tokë është përmbytur nga dalja e shtratit të lumit të Ishmit. Banorët shprehin shqetësim për faktin se një pjesë e banesave të tyre tanimë ndodhet nën ujë ndërsa autoritetet vendore nuk kanë shfaqur asnjë shenjë interesimi për situatën e rënduar.

Dalja nga shtrati e lumit të Ishmit gjatë mbrëmjes së kaluar ka përmbytur fshatrat e zonës perëndimore të rrethit të Krujës.

Disa zona mes të cilave Mallkuçi, Murqina, Mazhe janë gjendur në orët e para të mëngjesit të mbuluara nga uji. Sipas banorëve sipërfaqja e përmbytur arrin në 300 hektarë.

Asnjë drejtues nga komuna e Bulqit apo prefektura e Durrësit nuk ka shkuar për të parë nga afër situatën e rënduar me të cilën po përballen banorët.

Sipas këtyre të fundit Kryetari i Komunës është vënë në djeni por nuk ka reaguar.

(Gre.M/Shqiptarja.com)