Ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani në SPAK, është thirrur për hetimet mbi privatizimin e një ish fabrike buke

Ish-ministri i financave Shkëlqim Cani është thirrur sot Prokurorinë e Posaçme. Cani është para prokurorit që prej orës 9:00. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se ai është thirru për të dhënë përgjigje në lidhje me privatizimin e një ndërtesë shtetërore.

Kallëzimi është bërë në muajin shtator 2022 nga një grup ish pronaresh të tokës ku ndodhet një ish-furre e bukës në Tiranë. Ata pretendojnë se e kanë fituar të drejtën e tokës jo vetëm me vendim të Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave por edhe me vendim gjykate të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Nga ana tjetër disa ministri, përfshire dhe Ministrinë e Financave, janë përfshirë në një procedurë ankandi të privatizimit të objektit dhe tokës. Këtë procedure e ka fituar një subjekt tjetër dhe jo pronarët e tokës.

Ish ministri Shkëlqim Cani tha se ka firmosur me prokurorët një ‘kontratë’ sipas së cilës i duhet të ruaje sekretin hetimor. Ai mohoi të jetë thirrur për inceneratorët ndërkohë që mediat mësojnë se ai është pyetur për procedurën e privatizimit të një ndërmarrjeje. Për objektin në fjalë mësohet se ish-pronarët kanë fituar gjyqin ndaj dhe procedura e privatizimit po hetohet.

“Unë i kam lënë të gjitha me shkrim dhe e di shumë mirë çfarë kam firmosur. Pres ligj, drejtësi dhe rregull. Nuk e di nëse do thirrem apo kur do thirrem sërish nga SPAK. Kam kaluar shumë në jetë, asgjë nuk më surprizon” – tha ish ministri.

I pyetur nga gazetarët për inceneratorin e Elbasanit dhe rolin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Cani tha: “Për rolin e ministrit dhe zv.kryeministrit duhet të pyesni Kryeministrin”.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale