Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës: Propozimi i Ramës që KFOR të marrë kontrollin veriun, kritikë për palët! Mos të politizohet, por të vërehet me kujdes

Për të mos u de përshkallëzuar konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Edi Rama propozoi që KFOR të marrë në kontroll veriun e vendit.

Ish zv.ministër i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha, në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Nertil Agalliu, tha se propozimi i Ramës nuk duhet të politizohet për të merret në konsideratë. Sipas Berishës, Rama nuk ka thënë diçka që nuk është realitet, e shtoi se ai është kryeministër ri Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s dhe se propozimet e tij mbështeten në diskutime e forumin të NATO-s.

‘Rama nuk ka thënë diçka që nuk është realitet. Këta janë shumë joserioz në kuptimin e kundërshtimeve. Bashkësia ndërkombëtare duhet tu rrijë gati. Rama është kryeministër i Shqipërisë që është anëtarë e NATO-s. Nuk besoj se flet në vete, por janë diskutime që bëhen dhe në forume të NATO-, sigurisë por edhe BE-së, por edhe me kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarë amerikan. Bashkësia ndërkombëtare do të marrë  një vendim.

Deklaratë e Ramës e shoh si kritikë nga Serbis dhe Kosovës, përndryshe fundi do të jetë ashtu siç ka thënë ai, pasi edhe praktikat historike shkojnë në atë drejtim. S’ka pse të politizohet por të merret me kujdes. Kurti nuk ka qëndrueshmëri. BE dhe SHBA janë aleat në të gjitha temat botërore. Prezenca e NATO-s dhe në dialog do të ishte e nevojshme për palët.’- tha Berisha.

Pas sulmit në Banjskë, kryeministri Edi Rama e sheh të vështirë situatën dhe për të parandaluar ngjalljen e një konflikti të armatosur, propozoi që KFOR-i të marrë në dorë Veriun e Kosovës. Në një konferencë të posaçme, kreu i qeverisë tha se i druhet një skenari luftë në Veri të Kosovës.

Shqipëria i doli në krah Kosovës dhe për herë të parë nuk mbështet një deklaratë të zyrtare të Bashkimit Evropian. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Shqipëria ka kundërshtuar deklaratën e Joseph Borrell për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë 19 shtator, pasi sipas Tiranës zyrtare ato qëndrime nuk janë të përshtatshme në dritën e situatës aktuale dhe se Kosova nuk mund të cilësohet përgjegjëse e tensioneve.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 29/09/2023 13:11

    Anton Berisha është një nga bashkpuntorët më të ngusht të kriminellt Vucic , Radojcic & C !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni