Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në '5 Pyetje': Gent Caka vjen nga errësira, Meta do ta verifikojë

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ka folur në lidhje me protestën e studentëve, zgjedhjet lokale dhe emrat e rinj në kabinetin qeverisës.

Ish-ministri i Jashtëm Shehu është ndalur gjatë në mosdekretimin e pasardhësit të tij, Gent Caka nga presidenti Ilir Meta pasi sipas tij kreu i shtetit duhet që të verifikojë emrat që kanë ardhutr nga "errësira". 

Meta po vepron me mençuri. Duhen verifikuar ata që vijnë nga errësira. Ministri i ri i Jashtëm vjen nga errësira, është i panjohur. Të diheshin mendimet e tij. Ne atë e njohin vetëm në momentin kur mbështeti teorinë e copëtimit të Kosovës. Kështu që padyshim që Meta do ta verifikojë.

Tritan Shehu, deputet i PD-së

Në fjalën e tij në emision, deputeti i PD-së ka bërë edhe një parashikim sa i përket zgjedhjeve lokale duke u shprehur se ato do të zhvillohen njëkohësisht me ato vendore pasi qeverisë aktuale po i vjen fundi. 

Intervista e plotë:

Protestat janë kryefjala e këtyre ditëve. Është revolta e njerëzve si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme. Qeveria Rama kërkoi të mbulonte problemet e vërteta, po pse nuk u rregulluan më para?  Kush është përgjegjës për këto gjëra. Studentët e kuptuan dhe dolën kundër në atë që unë e quaj një grevë. Meta me të drejtë ktheu buxhetin dhe këta u tallën. PD i mbështet studentët por ne e respektojmë lëvizjen e tyre. E konsiderojmë si një sinjal për ndërgjegjësimin e vendit. E mbështesim me të gjitha forcat tona.

Ata kanë armiqësi me politikën…

Unë e shoh me shumë simpati këtë lëvizje. Mendoj që duhet të vëmë gishtin tek shkaktarët e kësaj keqmenaxhimi janë ata që qeverisin. Jam dakort që edhe ne si opozitë duhet të jemi më transmetues dhe më pranë popullit.

Ka zgjedhje në vend. Duhen zgjedhje të reja dhe të lira në Shqipëri. Kjo shumicë në Kuvend po bën kolaps. Shqipëria nuk ka asnjë investim nga perëndimi. Kjo ‘Rilindje’ ndryshoi qeverinë duke mos pasur besim as tek njerëzit të saj. Por a e kupton Rama që kjo është fund i tij? Kjo qeveri është përbërë nga elementë që nuk i lidh asgjë me PS-në. Ramën e falendëroj sepse po tregon se me këtë gjë qeverisë së tij po i afrohet kolapsi. Dhe është shumë i afërt.

A do të jenë zgjedhjet lokale dhe vendore bashkë?

Në mos bashkë, do të ndodhin më herët. Kazani i vërtetë i protestës njerëzore do të bëhet gati dhe do të shpërthejë. Mbushi vendin me kanabis, krimi dominon institucionet dhe jemi bërë problem i madh i Europës.

Emrat e rinj në kabinet, ju si i komentoni?

Unë e konsideroj si zgjedhjen e atij që po kapet pas vijes së kashtës sepse po mbytet. Studentët e dërrmuan kryeministrin. Dhe e dërrmuan në propagandë. Në pikën e tij më të fortë.

Si e komentoni mosdekretimin e shkarkimit të Bushtait?

Meta po vepron me mençuri. Duhen verifikuar ata që vijnë nga errësira. Presidenti nuk është noter. Edhe ai verifikon dhe ka përgjegjësi për atë që bën. Ka përgjegjësi të madhe për firmat që vën. Ministri i ri i Jashtëm vjen nga errësira, është i panjohur. Të diheshin mendimet e tij. Ne atë e njohin vetëm në momentin kur mbështeti teorinë e copëtimit të Kosovës. Kështu që padyshim që Meta do të verifikojë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë