Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës për Report Tv: Të arrihet marrëveshja sa më parë në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, dakord me reciprocitetin

TIRANË- Vendosja e reciprocitetit për targat, ishte i duhuri është shprehur kështu ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj në një intervistë për Report TV.

“ Mendoj se vendimi për targat ka qenë i drejtë. Kam qënë vetë pjesë e qeverisë në kohën kur është nënshkruar kjo marrëveshje. Dhe nëse në atë kohë e kam mbështetur, e mbështes edhe sot. Mendoj se qeveria e Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtare, duhet të krijonte një momentum të ri në raportin Kosovë –Serbi”, tha ai.

Edhe pse e quan vendimin si të drejtë dhe thekson se Kosova është në anën e duhur të historisë, Hoxhaj thekson se ky vendim i pamenduar mirë nga ana e qeverisë, të paktën në aspektin strategjik dhe ngulmon në faktin që dialogu mes palëve të mos thjeshtëzohet kurrë si një çështje e targave.

“Në pikëpamjen time vendimi është më shumë taktik. Dhe jo i bazuar në qasje më të gjerë strategjike, se çfarë mendon qeveria e Kosovës në raport me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përtej respektin që kam për qeverinë e Kosovës nuk po shoh një qasje të menduar mirë sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se çdo krizë është mundësi për një zgjidhje të mundshme sa kohë ajo është e menduar si duhet dhe shfrytëzuar. Ish- ministri Hoxhaj theksoi se qeveritë e Kosovës nuk  i kanë dhënë vendin e duhur dialogut dhe ajo është një temë jo shumë popullorë në vend.

“Qytetarët kanë perceptime jo të mira sa i përket dialogut mes dy vendeve. Por në pikëpamjen time ajo ka një rëndësi vitale në shtet ndërtimin e vendit. Dialogu është zgjidhje që ne të arrijmë të vendosim flamurin tonë në mesin e vendeve të pavarura të OKB-së”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se duhet shfrytëzuar koha që Biden është në zyrën e presidentit të SHBA, duke qenë se ai është një mbështetës i madh i Kosovës. Sepse marrëveshja duhet të arrihet para se të jetë vonë.

Intervista e plotë

Si e perceptoni ju situatën mes Kosovës dhe Serbisë, këto 10 ditë?
-Situata është kritike, serioze me ç'po mbushen më shumë se 10 ditë kur qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të dërguar Njësitë e Forcave Speciale për të zbatuar vendimin e reciprocitetit të targave, për mua vendimi është më shumë taktik, dhe jo i bazuar në një qasje strategjike, se çfarë strategjie mendon qeveria për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përtej admirimin që kam për punën që po bën Policia e Kosovës, se kjo nuk është hera e parë, nuk po shoh një qasje të menduar mirë politike dhe diplomatike se si mund të dilet nga kjo situatë.

Çfarë mendoni se duhet të bënte qeveria e drejtuar nga Albin Kurti në këtë rast, sepse siç e thatë dhe ju nuk po merr masat e duhura...
-Vendimi për targat ka qenë i drejtë, kam qenë anëtar i qeverisë në kohën që është nënshkruar kjo marrëveshje dhe nëse e kam mbështetur në atë kohë, e mbështes edhe sot se nuk mund të kem parime të tjera politike sa jam në qeveri dhe kur jam në opozitë. Përtej saj, mendoj se qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ndërkombëtarët duhet të krijojnë në momentum të ri në raportin Kosovë-Serbi që përtej targave dhe marrëveshjeve të arritura, të prezantohej një platformë dhe përmes saj të arrihej një marrëveshje finale për njohje të ndërsjelltë, meqë situata në veri tregon se statuskuoja është e paqëndrueshme, dhe gjërat mund të degradohen, është koha e fundit që situata në terren të përdoret si një moment i ri dhe të kërkohet mbështetje të ndërkombëtareve për një marrëveshje finale dhe të mos ketë më takime të natyrës teknike, dialog teknik, por vullnet, vizion dhe vendosmëri nga qeveria.

Doja të qëndroja te dialogu teknik, ditën e sotme qëndrojnë kryenegociatorët e Kosovës që janë dhe të dërguar nga BE, a mendoni se sot do të kemi një përfundim të pranueshëm për të dyja palët, ose çfarë mund të prodhojë ky takim....
-Kam qenë gjatë ministër i Jashtëm, nuk e di a ka pasur një koordinim me partnerët ndërkombëtarë para se të merrej vendimi për targat. Në politike varet shumë si fillon një zinxhir i ngjarjeve nëse hallka e parë është e koordinuar, mund të ketë një mbështetje të hallkave të tjera, po cilat janë propozimet në tavolinë, çfarë pranon Kosova apo Serbia, se di, vendimi është i drejtë, ne jemi në anën e drejtë të historisë, por përtej targave, qeveria e Kosovës nuk guxon që dialogun ta reduktojë në targa, duhet të ketë një vendim më strategjik, më të menduar dhe aktualisht qeveria e Kosovës, nuk e dimë qëllimet e Kosovës në raport  me dialogun, nuk e dimë a ka propozime konkrete apo afate se si shihet ky dialog, çdo  krizë mund të jetë një mundësi e re nëse është avancuar në një strategji më të madhe.

Doja të qëndroja te marrëveshja e Brukselit, që kur u nënshkrua ka pasur rreth 5 kriza reciprociteti, masa të marra nga Kosova që më pas janë tërhequr mbrapsht, a mund të ketë siç ndodhi me takstën 100% të Ramush Haradinajt do të tërhiqet, dhe çfarë nuk shkon me marrëveshjen e Brukselit?
-
Në pikëpamjen time, ajo se çfarë nuk po shkon dhe në pritje për marrëveshje finale, në Kosovë nuk ka pasur vendosmëri, vizion, se çdo të bëhet me këtë dialog,  dialogu mes dy vende është një temë jo popullore në Kosovë, qytetarët kanë përceptime jo të mira për dioalogun, por në pikëpamjen time është një instrument vital për ta përmbyllur ndërtimin e Kosovës, kush beson që ky vend duhet ta ketë flamurin në OKB, kjo do të arrihet vetëm përmes dialogun, ky është një mendim më racional dhe më strategjikë për Kosovën. Serbët e kanë ndjekur një politikë që realisht asnjëherë të mos arrihet asnjë marrëveshje mes 2 dy vendeve, dhe në një kohë të favorshme të godasinë shtetësinë e Kosovës. Në zyrën e Joe Biden, sa ka kohë që ka shtete europiane që duan ta mbyllin këtë temë, duhet shfrytëzohen, sa më shumë të shtyhet arritja e marrëveshjes, aq më e lehtë ka qenë. Shumë më e lehtë ka qenë që të mbyllet marrëveshja  në 2013, 2015, por kolegët tanë që kanë qenë në qeveri, që sot janë në opozitë, më shumë janë marrë me politikën e brendshme se të jashtme dhe për ta përdorur dialogun për të ardhur në pushtet dhe kjo është një arrë e fortë që duhet trajtuar mirë.

A ka pasur diskutime të Kurtit me partitë politike në Kosovë, me PD apo lLDK, para se të vendoste reciprocitetin, apo dialogun se cdo të ndodhë me të ardhmen?
-Kemi pasur debate në Kuvend, pas vendimit për targat ka ftuar liderët në takim, por nuk ka pasur një koordinim paraprak.

Duke parë situatën në terren, ku 2 kufijtë janë të bllokuara dhe janë vendosur Forcat Ushtarake Serbe shumë afër kufirit, apo helikopterë që kanë kaluar në Kosovë dhe në anën tjetër është KFOR, a mendoni se situata do të përkeqësohet?
-Është në interes të Kosovës që për këtë temë të ketë koordinim dhe partneritet me SHBA, me shtet kyçe vendimmarrëse të BE dhe anëtare të NATO, pas veprimit taktik, të dërgimit të Policisë në pikat kufitare tani është beteja diplomatike dhe përmes partneriteti, Kosova mund t'i arrijë qëllimet sa i takon targave, por përtej kësaj, duhet një qasje e menduar mirë për dialogun dhe si ne duhet ta përdorim këtë moment, për një betejë diplomatike për shtetësinë e Kosovës.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja