TIRANË- Ish-ministri i shëndetësisë Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, shkruan se sot Evropa po feston “D-Day” pasi ka nisur vaksinimi masiv anti-COVID i qytetarëve të saj, ndërkohë Shqipëria po feston “trajsën bosh” të Ramës.

Ai ka theksuar se qeveria nuk ka asnjë marrëveshje serioze me Brukselin, vendet e BE-së, e as me kompanitë, që i certifikon EMA ose FDA. Sipas tij ngelin pak mundësi për momentin, ndoshta ajo e përfitimit nga BE të diçkaje prej atyre 65 mijë dozave për ndihma, sa për Covax duhet pritur gjatë.

”Pra ndërsa në Evrope po vaksinohen, Rama shpalos “për të shtyrë kohën” projekte “stadiumesh vaksinimi”, por ndërkaq njerëzit vdesin, vuajnë e ekonomia shkatërrohet”, tha në fund ai.