TIRANË - Nga vendimet e marra sot prej Këshillit të Ministrave, është miratuar Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve.

Më herët kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e institucionit të quajtur “Operatori Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve”. Asokohe, Rama u shpreh se pa marrë përgjegjësinë për trajtimin e mbetjeve si përgjegjësi e përbashkët kombëtare dhe në të gjitha nivelet për procesin e riciklimit deri në asgjësimin e tyre, nuk mundet Shqipëria të aspirojë futjen në Bashkimin Evropian.

VKM:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN  E KRIJIMIT TË MBETJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 66, të   ligjit nr.57/2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Programit Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Arsimit, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, Agjencia e Prokurimit Publik dhe struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Përgjithshëm, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ALBANA KOÇIU