Ditën e sotme nis vaksinimi i qytetarëve në 'luftën' kundër koronavirusit në të gjithë shtetet anëtare të BE-së.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen u shpreh ditën e djeshme se miliona doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë shpërndarë në 27 vendet anëtare të unionit.

Ndërkohë disa shtete filluan të shpërndanin për përdorim vaksinën që ditën e djeshme pasi u shprehën se nuk mund të prisnin dot një ditë më shumë.

Aktualisht vendet e BE kanë marrë një sasi dozash simbolike vetëm 10 mijë për çdo shtet, ndërsa duke filluar nga e hëna do të shpërndahen miliona doza.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, BE ka raportuar më shumë se 335,000 viktima si pasojë e koronavirusit.

Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masa të rrepta izolimi janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:25
COVID-19 në Gjermani, vaksinohet një 101-vjeçare në shtëpinë e të moshuarve

1609057579_koronavirusivaksina.jpg

Teksa sot ka nisur zyrtarisht vaksinimi i COVID në vendet anëtare të BE-së, Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia filluan që prej ditës së djeshme.

Në Gjermani, vaksina filloi në një qendër të moshuarish ku ndër personat që e morën ishte dhe një grua 101-vjeçare.

Drejtori i kësaj qendre u shpreh se pritja me një ditë më shumë për të bërë vaksinën është një kohë e gjatë dhe nuk duhet humbur.1609057596_Screenshot4.jpg