Ish-ministrja serbe: Brnabiç dhe Vuçiç kanë punuar nën komandën e FSB-së ruse dhe Putinit
Aleksandër Vuçiç dhe Ana Brnabiç
“Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, u dërgonte transkripta ambasadorëve, por për një kohë të gjatë qeveria e Serbisë dhe Aleksandar Vuçiç kanë punuar nën komandën e FSB-së ruse dhe Putinit”. Kështu thotë Zorana Mihajloviç, ish-ministre në qeverinë në largim, dhe kryetare e lëvizjes “Gjithmonë për Serbinë”.
Duke komentuar deklaratën e Ana Brnabiç se është mirënjohëse ndaj shërbimeve ruse të sigurisë që informuan Qeverinë e Serbisë se opozita do të përpiqet të marrë pushtetin në Serbi me dhunë, Zorana Mihajloviç thotë se "gjithçka që po bën qeveria aktuale ka për qëllim ruajtjen e pushtetit të vet të korruptuar dhe të ndyrë”.
Ditën e djeshme (25 Dhjetor), Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, fillimisht konfirmoi se ndihma kishte mbërritur nga “shërbimet e huaja”. Në fjalën e tij, pas përshkallëzimit të protestave, ai tha se prej ditësh kanë paralajmëruar faktorin e huaj dhe se shumë janë bërë naivë dhe as nuk duan të dëgjojnë e shohin se çfarë po ndodh.
“Faleminderit atyre shërbimeve të huaja që e bënë të qartë se e dinin se çfarë po përgatitej dhe u dhanë informacion shërbimeve tona të inteligjencës, të cilat reaguan menjëherë dhe e dinin saktësisht se çfarë po përgatitnin”, tha Vuçiç.
Shumë më konkrete ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila falenderoi shërbimin rus.
“Ndoshta nuk do të jetë e popullarizuar me ata nga Perëndimi, por ndihem veçanërisht sonte se është e rëndësishme të ngrihemi për Serbinë dhe të falenderojmë shërbimet ruse të sigurisë që e kishin atë informacion dhe e ndanë me ne”, tha Brnabiç.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
Mos e harro edhe Edvin shkjaun shqipfolës që është në këtë grup…!
Përgjigju