Ish-nënkryetari i FRPD, Hoxha: Gara një farsë, kanë hequr 28 mijë anëtarë që të fitojë Basha! U bëj thirrje demokratëve të mos votojnë asnjë kandidat

Duke i kosideruar zgjedhjet e 13 qershorit brenda PD një farsë, ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, në një intervistë për Report Tv tha se do të fitojë përsëri kreu aktual Lulzim Basha pasi janë hequr 28 mijë anëtarë që të fitojë Basha. Sjelljen e Bashës, Hoxhaj e ka krahasuar me teorinë e revolucionit të vazhdueshëm.

"S'ka garë u është hequr e drejta 28 mijë anëtarëve. Zoti Gjana me zotin Bardhi ua kanë hequr të drejtën.  Pa asnjë lloj të drejte. Ju hoq e drejta 20 mijë të rinjëve me pretekstin se nuk  i bindën.  Kjo është një gjë e paracaktuar për të shpallur Lulzim Bashën kryetar.  PD nuk ka garë, aty nuk ka platforma. Basha thotë do e vazhdojmë këtë rrugë, dhe të tjerët flasin për gabimet e Bashës, nuk flasin si do sjellin më të mirën për vendin. Të tjerët flasin për gabimet e Bashës dhe jo si riformohet pd apo si rrëzohet Rama. Duhet të kenë program si ta bëjnë më mirë. Këta se bëjnë. Sepse ska garë. Zotëria del e u thotë demokratëve o burra të vazdojmë revolucionin.

Ka  një teori që quhet teoria e revolucionit të vazhdueshëm. Edhe Basha është kopje e tyre ta mbajë PD  në konflikt të vazhdueshëm duke thënë se ne jemi në konflikt me të keqen. Kjo klimë jo normale nuk bën gjë tjetër veçse ngroh një pjesë të vogël të militantëve dhe e bën pd humbëse. Teoria e revolucionit të vazhdueshëm meriton të studiohet. Është teori e revoluciuonit të vazhdueshëm që ti mbajë demokratët nën tension të vazhdueshëm.  Basha në këtë mënyrë është i fituar edhe sikur të mos dojë vetë. Basha ka bërë beteja qesharake. Nëse PD ka forcë për të shpartalluar idetë e vjetra, do të kthehet shpejt në pushtet. Nuk marr iniciativën të kandidoj me garë të mbyllur. Shqipëria ka nevojë urgjente për opozitë. Se bën opozitën vula dhe logoja. Të rinjtë po pengohen, ne jemi forca dhe motori i kësaj lëvizjeje", tha ai.

Ndërsa deklaron se nuk e njeh procesin e zgjedhjeve, Hoxhaj u bën thirrje demokratëve që ta braktisin procesin dhe të mos votojnë asnjë kandidat.

"Si mund të shkosh në votime në një moment që ske bërë analizën, dhe që ske thënë akoma do shkosh në parlament apo jo.  Thirrje demokratëve braktisini këto zgjedhje farsë, të bëhet analiza të shpallim një datë të re. Të bëhemi njerëz të sinqertë dhe të garojmë në kushte të barabarta. Unë se njoh fare procesin se ky është fallso. Përveçse i  humbën zgjedhjet duan të na vjedhin logon partinë.  Demokratët ta braktisin 13 qershorin sepse nuk janë votime, të mos e njohin këtë produkt të turpshëm. Transformimi i PD në një zyrë PR e ka kthyer në qesharake, është më mirë të përplasemi në debat konstruktiv sesa të bëjmë garë fallso", shtoi ai.

Vetë Hoxhaj thotë se nuk do e njohë rezultatin, madje paralajmëron se nuk do të qëndrojë duarkryq por do të bëjë gjithçka që të shpëtojë të djathtën. Sipas tij asnjë prej kandidatëve nuk flet për bashkim të së djathtës.

"Jam në ballë të çdo aksioni, kam qenë organizator i ngjarjeve që ka bërë PD. Unë po mundohem të bëj diçka, sdo rri duarkryq, le ta marrin vulën e partisë, sdo ta njoh rezultatin e turpshëm të 13 qershorit.Asnjë prej kandidatëve nuk flasin për bashkim të së djathtës. Do bëj gjithçka që shtëpia ime që kam shërbyer që fëmijë se e kam nisur që 15 vjeç duke ngjitur postera, që të jetë më e pastër. Qëllimi im është të shpëtoj të djathtën. Duam të ndërtojmë një opozitë rivale me qeverinë. Është faji jonë që Rama është i tillë", tha ai.

Nëse do kishte garë, Hoxhaj thotë se Basha s'do të zgjidhej kryetar.

"Skam asnjë lidhje me asnjë grup. Po ta kisha në dorë do nxirrja një vajzë të re kandidat për kryetar. Nëse do kishte garë Basha sdo ishte kryetar. A keni dëgjuar ndonjë nga kandidatët të flasë si rrëzohet Rama. Pse me letërsi do e bëjmë, bashkimi  i zemrave të shqiptarëve. Nëse mendoni kështu ta ndjekim zotërinë dhe 20 vjet e përsëri do të humbë"

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen