ISHP: Asnjë rast i dyshuar apo i identifikuar për variantin Delta në Shqipëri! Po monitorojmë me kujdes

ISHP: Asnjë rast i dyshuar apo i identifikuar për variantin Delta në Shqipëri! Po monitorojmë me kujdes

ISHP dhe varianti Delta

TIRANË-Në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të dyshuar për variantin Delta të koronavirusit. Lajmin e konfirmon Instituti i Shëndetit Publik, një njoftimi të posaçëm për mediat. ISHP thotë se numri i testimeve është shumë i lartë por ende nuk ka asnjë sinjal për prezencën e këtij varianti.

"Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së COVID19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni", thuhet në reagimin e ISHP.

Lajm në përditësim...

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës