ISHP i përgjigjet PD: Janë shpërndarë 1.2 milionë maska...(por nuk flet për mungesën e dorezave e dezinfektantëve)

TIRANË - Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik tha se në Shqipëri nuk ka mungesë të maska mbrojtëse, në përgjigje të denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike. Në një konferencë për mediat, gazetarët e pyetën Tominin rreth faktit që drejtoresha e qendrës shëndetësore numër 8 i shprehej personelit për mungesë të dorezave dhe dezinfektantëve. Por Tomini u përgjigj duke folur vetëm për maskat mbrojtëse, që  në fakt nuk ishin me mungesë në këtë qendër. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik tha se janë shpërndarë 1.2 milionë maska shëndetësore dhe nuk ka mungesë.  "Ky element është i disponueshëm në të gjithë qendrat, dhe spitalet", u shpreh Tomini. 

Në audion që ishte një bisedë mes drejtoreshës së qendrës shëndetësore numër 8, Blerta Berberi dhe personelit mjekësor, del edhe një tjetër problematikë pasi mjekët ankohen se në orarin 16:00 - 20:00 nuk ka ujë dhe nuk ka as fuçi, kështu që u duhet t'i lajnë duart me bidonë.

Në total në Shqipëri deri më tani  53 raste në total kanë bërë analizat e koronavirusit të cilat sipas Tominit kanë rezultuar të gjithë negativ, tre raste prej të cilëve kanë qenë vetëm gjatë 24 orëve të fundit. "Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri”, tha Tomini.

38 personave u është rekomanduar vetëkarantimin pas telefonatave që kanë bërë në numrin e gjelbër 127. Për këtë, Urgjenca Kombëtare ka hartat se ku ndodhen këta persona, dhe këto raste po ndiqen në vazhdimësi. 

“Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17,770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperatures”, tha përfaqësuesja e Task Forcës.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë