ISHP: Mos e trajtoni sëmundjen e gripit me antibiotikë!

ISHP: Mos e trajtoni sëmundjen e gripit me antibiotikë!

Foto ilustruese

Stina e dimrit është një ndër periudhat që bakteret dhe viruset mund të përhapen me shpejtësi e sidomos ai i gripit.

Nisur nga situata e rëndë e gripit në rajonin tonë, Instituti i Shëndetit Publik ka insistuar në dhënien e këshillave për qytetarët shqiptarë dhe udhëzimet sesi duhet të reagojnë nga gripit.

Në një njoftim në profilin e saj, ISHP ka theksuar sot se gripi nuvk duhet trajtuar me antibiotikë. Pacientët që janë në gjendje të rëndë, të shtruar në spital me grip, mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin.

“Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse dhe jo nga bakterie”, kanë shkruar ata.

Gjithashtu është përsëritur këshilla se të gjithë duhet të vaksinohen, të mbrojnë pacientët, familjen dhe vetveten.

Postimi i ISHP

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe foton me Donald Trump

Belind Këlliçi në SPAK, pyetet edhe foton me Donald Trump