Kërcënoi Dumanin në GJKKO!/ Meta në paraburgim, i biri tërheq CD e pamjeve të 5 orëve seancë në Gjykatë

Tiranë- Djali i ish-presidentit Ilir Meta, kreut të Partisë së Lirisë në paraburgim prej 21 tetorit  tërhoqi sot një CD  në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Mësohet se pajisja CD përmban pamjet filmike të seancës gjyqësore që u mbajt më 23 tetor për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut,

 Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, informoi se i biri, Besar Meta, e tërhoqi këtë CD në Sekretarinë e Gjykatës, një procedurë dhe e drejtë që i njihet palëve në proces.

Seanca e 23 tetorit zgjati jo pak por 5 orë dhe shënoi edhe përballjen e parë të tyre me tre prokurorët që hetuan dosjen, e ku në veçanti Meta kërcënoi hapur  Altin Dumanin duke iu drejtuar dhe me fyerje të rënda.

 Meta iu drejtua me kërcënime të hapura, fjalë të rënda dhe ofenduese ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar  “Dumduman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”. Aksionin e sulmit e vijoi dhe Monika Kryemadhi jashtë dyerve të GJKKO-së, " Ku kanë by*hë ata me fol’ tha ajo.

Në një moment avokatët kërkuan ndërprerje seance për tu njohur me dosjen 167 faqe të SPAK. Gjyqtari i posaçëm Erjon Çela pranoi dhe shtyu seancën për disa orë. Seanca vijoi më pas me tone më të qeta dhe ku Meta mbrojti veten, duke mos ia lënë në dorë avokatëve. 

Në fund GJKKO la të pandryshuar masën e arrestit me burg për ish-presidentin Meta dhe detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin. 

Meta akuzohet për "pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, "korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, "refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Çifti Meta-Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. 2 dosjet ndaj Metës, Cez-Dia dhe lobimi në SHBA janë bashkuar tashmë në 1 hetim.

Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv.  Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.

Djali i ish-presidentit është parë edhe pas arrestimit ditën e hënë, teksa i dërgonte një qese me ushqime të atit tek blloku i sigurisë së lartë, ku u paraburgos fillimisht, para se të dilte në GJKKO për njohje me masën e sigurisë, ndërsa aktualisht ai ndodhet në qelitë e burgut 313 në Tiranë.

Besar Meta, i shoqëruar, pas daljes sot nga Gjykata e Posaçme, ku mori CD e seancës

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona

Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona