Ish-Presidenti Trump kërkesë Gjykatës së Lartë t’ua ndalojë ligjvënësve të marrin deklaratat e tij të taksave

Ish-Presidenti Trump kërkesë Gjykatës së Lartë t’ua ndalojë ligjvënësve të marrin deklaratat e tij të taksave

Ish-presidenti Donald Trump

Ish-Presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës së Lartë të ndërhyjë për të parandaluar që një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të ketë qasje tek deklaratat e tij të taksave për arsye që ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Ish-Presidenti Trump paraqiti kërkesën për pezullimin e vendimit të një gjykate të nivelit më të ulët, e cila vendosi të mbështesë kërkesën e komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që mbikqyr të ardhurat (Way and Means Committee), për të marrë deklaratat e tij të taksave, në kuadrin e punës legjislative ndërkohë që avokatët e ish-presidentit mund të përgatisnin apelimin.

“Nëse lejohet të qëndrojë, (vendimi) do të dëmtojë ndarjen e pushteteve dhe do ta ekspozojë zyrën e Presidentit ndaj kërkesave ndërhyrëse për informacion nga kundërshtarët politikë në degën legjislative”, shkruajtën avokatët e ish-Presidentit Trump, duke iu referuar ndarjes së autoritetit mes tre degëve të sistemit të qeverisjes në Shtetet e Bashkuara.

Kjo betejë vazhdon që nga viti 2019, kur ky komision bëri padi gjyqësore ndaj zotit Trump për ta detyruar atë të jepte deklaratat e taksave. Ish-Presidenti Trump ishte presidenti i parë në katër dekada që nuk bëri publike deklaratat e tij të taksave dhe u përpoq të mbajë sekret detajet e pasurisë së tij dhe aktivitetet e kompanisë së tij, Organizata Trump.

Për kërkesën e tij, komisioni u bazua tek një ligj federal që autorizon kryetarin e këtij komisioni të kërkojë deklaratat e taksave të çdo personi nga agjensia e taksave IRS.

Ligjvënësit demokratë kanë thënë se duhet të marrin deklaratat e taksave të ish-Presidentit Trump për të parë nëse IRS-ja po shqyrton në mënyrën e duhur taksat e deklaruara nga presidentët dhe për të parë nëse nevojitet legjislacion i ri. Avokatët e ish-Presidentit Trump e kanë quajtur këtë shpjegim një “pretekst” dhe “të pandershëm”, dhe thonë se qëllimi i vërtetë është nxjerrja e informacionit të dëmshëm politikisht për zotin Trump, i cili po shqyrton mundësinë e një rikandidimi për president në vitin 2024.

Gjykatësi Trevor McFadden, i emëruar nga vetë ish-Presidenti Trump, nuk e pranoi kërkesën në dhjetor 2021 dhe vendosi se komisioni ka autoritet të gjerë mbi deklaratat e taksave të presidentëve.

Në gusht, edhe Gjykata e Apelit në Distriktin e Kolumbias vendosi kundër zotit Trump, duke konkluduar se “çdo president e merr detyrën duke ditur se kur të jetë larguar nga posti do t’i nënshtrohet të njëjtat ligjeve si të gjithë qytetarët e tjerë”. Gjykata vendosi kundër mbajtjes së një seance dëgjimore më 27 tetor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 01/11/2022 00:02

    Trump eshte mbreti i njerzve te lire,is coming✌????????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri