Përkeqësohet shëndeti i ish-presidentit George Bush, shtrohet në spital

Përkeqësohet shëndeti i ish-presidentit George Bush, shtrohet në spital

George W Bush

Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush, 93, është dërguar në spital pas problemeve me tension të ulët të gjakut dhe lodhje, tha një zëdhënës i familjes në Twitter.

“Bush, presidenti më i vjetër amerikan i gjallë, do të qëndrojë në qendrën për përkujdesje medikale në Southern Maine për disa ditë për monitorim”, tha zëdhënësi Jim McGrath, duke shtuar se Bush po ndihet mirë.

Bush ishte hospitalizuar muajin e kaluar në Teksas për trajtim pas një infeksioni që u përhap në gjakun e tij dhe ishte i detyruar të qëndrojë i shtrirë në spital për dy javë.

Ai u pranua në spital një ditë pasi mori pjesë në funeralin e bashkëshortes së tij, Barbara, e cila ndërroi jetën më 17 prill. Çifti ishte i martuar për 73 vjet.

Bush është babai i ish-presidentit republikan Xhorxh W. Bush, i cili shërbeu dy mandate nga 2001 në 2009, dhe ish-guvernatorit të Floridës Jeb Bush, i cili pa sukses kërkoi emërimin republikan të presidentit në vitin 2016.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja