
Kryeministri britanik, Keir Starmer thotë se ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan në lidhje me marrëdhëniet që ka pasur me Jeffrey Epstein.
“Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet ta bëjë këtë", tha Starmer për gazetarët gjatë kthimit nga Japonia.
Një valë e re reagimesh janë shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë faqeve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe fotografi të reja që lidhen me Princin Andrew.
Në disa prej pamjeve shihet një burrë që i ngjan ish-dukës së Jorkut me një grua të shtrirë në dysheme.
Lajmi kryesor:
Dosja Epstein, Trump akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura, i nxirrte vajzat në 'ankand'









