1769607873_masoudpezeshkian.jpeg

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka thënë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Europa kanë nxitur tensione duke provokuar njerëzit gjatë protestave të fundit që kanë përfshirë vendin.

Sipas presidentit, vendet e huaja  përfituan nga problemet që po kaloni vendi dhe provokuan shoqërinë për të sjellë shkatërrim.

“Një numër njerëzish të pafajshëm ata i nxorën në rrugë duke i nxitur që ta shkatërronin këtë vend, të krijonin grindje dhe urrejtje midis njerëzve dhe të krijonin përçarje. Në çdo protestë normale, ata nuk marrin armë, nuk vrasin personel ushtarak, nuk u vënë flakën ambulancave dhe tregjeve, dhe ne duhet të ulemi me protestuesit, të dëgjojmë fjalët dhe shqetësimet e tyre dhe t'i zgjidhim ato; ne jemi të gatshëm t'i dëgjojmë", tha Pezeshkian në një fjalim televiziv të shtunën, sipas Rrjetit zyrtar të Lajmeve Studentore të Iranit.

 


Lajmi kryesor:

Irani: Duam marrëveshje me SHBA-në për programin bërthamor, por nëse sulmohemi raketat tona balistike janë të pozicionuara