Qenka e vërtetë se politika shqiptare rezervon çdo ditë të papritura, herë tragjike, por më shpesh qesharake. Gallata e fundit është vetëshpallja, si kandidat për Bashkinë e Tiranës, e Koço Kokëdhimës. Me solemnitetin burokratik, për të cilin është i famshëm (ndërmarrjet e tij kanë më shumë departamente, se sa punonjës), Koçua i bëri të ditur gazetarit Ylli Rakipi se “kam vendosur t’i kërkoj mbështetje kongresit të Partisë ‘Zgjidhja’ më 4 maj, për të sfiduar Erjon Veliajn, në garën për kryesimin e Bashkisë së Tiranës”.
Koçua është i famshëm për inskenimet e tij dhe tani bën sikur ka një parti të vërtetë, me një kongres të vërtetë, të cilit bën gjoja sikur i kërkon mbështetjen. Dhe, në delirin e tij të plotfuqishmërisë, bën gjoja sikur mund të garojë dhe madje të fitojë “për ta ndërprerë vazhdimësinë e Erjon Velisë, sepse është një person tipik, përfaqësues i sektit të Rilindjes”. Koçua bën sikur harron se në vitin 2013 u zgjodh deputet pikërisht si rilindas dhe se ai ka qenë një nga themeluesit e sektit të rilindasve, por përfundoi duke u përjashtuar për arsye që tani bën sikur i ka harruar.
Pasi prishi lidhjet me Partinë Socialiste, tani Koçua shpall kandidaturën e tij, duke prishur lidhjet edhe me frontin e opozitës, prapa të cilit deri tani ishte fshehur.
Koçua kundër të gjithëve.
-
Ik ore KOQE boll vodhe bregdetin do te vjedhesh dhe tironen si komunist i thekur qe je
Përgjigju -
Shikoji mbiemrin ketij " Kokedhjere". Sa i marre eshte o perendi cfare mban kjo toke! Po ti mor Koco 5 ore ne dite i harxhon vetem duke prekur e sistemuar syzat mbi hunde, kur do mundesh te sistemosh zyren e jo me te drejtosh nje bashki??? Ik ore se je bere gazi botes. Merr shembull Shabanin , shokun e idealit komunist te fak shk natyres.
Përgjigju -
Hahahahaha Koqua Kokëmidhja
Përgjigju -
Ky e beri kryekarin tuaj kryeminister."Kristaqi e beri palle me komunizmin i biri palle me demokracine.Brez mbas brezi.
Përgjigju -
Ne Tirane duhet kandidat rival ndaj Ervjonit jo sharlatan si Koco
Përgjigju -
Akoma si ka rene damllaja ketij plehres jo po' ta bejme Bashkise si kompania private e tij Ku i merr puntoret punojne te gjoret nga 2 muaj dhe pastaj i per e pa ju dhene pagat.
Përgjigju -
Koqekandari Koco Kokedhlma
Përgjigju -
Po ti je i mbaruar qe as fam8lja jote nuk te viton or Koqo Koqedhimi
Përgjigju -
Koco kanceri
Përgjigju -
Ky te paguaje njihere pagat e punonjesve pastaj te konkuroje, as votat e familjes nuk do i merrte
Përgjigju










Komente
Komento