Ish-sekretare e kampit nazist të përqëndrimit/ Gjykata Federale gjermane lë në fuqi dënimin ndaj 99 vjeçares
E pandehura Irmgard F., e fshehur me shami koke dhe maskë në njërën prej seancave gjyqësore
Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani e ka lënë në fuqi dënimin ndaj 99-vjeçares Irmgard F. ish-sekretare e kampit të përqendrimit Stutthof, e akuzuar për nxitjen e vrasjeve masive të më shumë se 10.000 njerëzve në periudhën qershor 1943 - prill 1945.
Gjykata me seli në qytetin lindor Lajpzig, e ka hedhur poshtë ankesën ndaj vendimit të Gjykatës rajonale Itzehoe, në qytetin verior Hamburg, në dhjetor të vitit 2022.
Gjykata rajonale e ka dënuar gruan me dy vjet burgim me kusht për dhënie ndihme dhe nxitje të vrasjeve në 10.505 raste dhe tentim-vrasje në pesë raste.
Gruaja, e identifikuar sipas ligjeve gjermane të privatësisë si Irmagard F., është dënuar sikurse të ishte nën moshën 21-vjeçare, pasi ka qenë e mitur në kohën e kryerjes së krimeve.
Vendimi i së martës është përfundimtar.
Ky rast konsiderohet si ndër gjyqet e fundit penale për adresim të vrasjeve masive që kanë kryer nazistët.
Irmgard F. ka punuar si daktilografe në zyrën e komandantit në kampin nazist të përqendrimit Stuttof, në atë që dikur ka qenë qyteti Danzig – tani Gdansk në Poloni – sa ka qenë 18 ose 19-vjeçare.
Gjykata rajonale ka vlerësuar se gjatë punës së saj, ajo u ka ndihmuar zyrtarëve të kampit në vrasjen sistematike të të ndaluarve.
Edhe vetëm mbështetja e aktiviteteve aty mund të shihet ligjërisht si nxitje e vrasjes./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikuan 1 ton marijuanë me vlerë 3.37 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët që u zbuluan nga përgjimet e Sky Ecc (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:24
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:36
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor, 21:39
-
Enver Robelli: Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë
24 Dhjetor, 09:35
-
Gjermani/ Pas ngjarjes në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve
24 Dhjetor, 08:44
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër
22 Dhjetor, 17:45
-
Sulmi në Gjermani, ekstremistët kërkojnë dëbimin e refugjatëve
22 Dhjetor, 13:28
-
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje
22 Dhjetor, 13:10
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48