Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esper: Irani nuk dëshiron një luftë më të gjerë, pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esper: Irani nuk dëshiron një luftë më të gjerë, pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit

Foto: Mark Esper

Irani nuk dëshiron një luftë më të gjerë, pas sulmit të tij të paprecedentë ndaj Izraelit, tha për CNN ish-sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Mark Esper.

“Unë mendoj se në këtë pikë ata e kanë kuptuar se me siguri nuk mund ta fitojnë atë”, tha Esper.

Izraeli është zotuar se do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të Iranit. Por, edhe pasi Izraeli të përgjigjet - gjë që mund ta bëjë duke goditur objektivat ushtarake ose ekonomike iraniane - reagimi i Iranit ka të ngjarë të jetë i kufizuar”, shtoi ai.

Më tej Esper theksoi se aftësitë ushtarake të Iranit janë të kufizuara.

”Pas sulmit të tij të fundit raketor, i cili u kap kryesisht nga Izraeli dhe aleatët e tij, Irani ka dëshmuar se aftësitë e tij ushtarake janë të kufizuara. Nuk e di se çfarë i ka mbetur Iranit për t’u përgjigjur. Grupet e tyre përfaqësuese janë shkatërruar”, shtoi ai, duke iu referuar Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Gaza.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur