Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion! Kërkoi 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil
Julian Preni dhe Arjel Balani
Tirane- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 26 qershor të deklarojë fajtorë ish-drejtuesin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT Sarandë, Julian Preni i akuzuar për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Arjel Balani, ish-punonjës i Zyrë së Urbanistikës Sarandë i hetuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe biznesmenit lokal Foti Doda i akuzuar për “Korrupsion aktiv…” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar prej nga të pandehurit përfitojnë uljen e 1/3-ës së dënimit, caktoi masën e dënimit përfundimtar me 1 vit e 4 muaj për Julian Prenin dhe Arjel Balanin.
Po ashtu, këtyre dy të pandehurve ju hoq e drejta për të ushtruar funksione publike një periudhë kohore prej 5 vjetësh. Foti Doda u dënua me 8 muaj heqje lirie, ndërkohë që kjo masë u pezullua dhe u vendos në provë për një periudhë kohe 16 mujore, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale e të mbajë kontakte të rregullta me zyrën e Shërbimit të Provës.
Prokuroria e Posaçme, SPAK i akuzoi të gjykuarit për dy raste të veçuara korrupsioni. Në rastin e parë Arjel Balani, u akuzua se mori 6 mijë euro nga Foti Doda për të siguruar pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit një leje plazhi. Hetimet gjetën se Balani që kishte kërkuar 12 mijë euro për këtë leje, dështoi dhe ktheu pas edhe shumën prej 6 mijë eurosh.
Në krahun tjetër i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, 7500 Euro, për të mos i prishur një objekt që kishte ndërtuar në plazh Ksamil. Sipas hetimeve, Doda i dha Prenit 3000 euro dhe prishja e objektit u shty për disa muaj, nga shatori 2019 deri në qershor të 2020-ës./BIRN/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
31%
-
Jo
62.7%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53