Rruga e fshatit Bllacë në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë u asfaltua vetëm dhjetë ditë më parë e megjithatë rruga ka nisur të dëmtohet .
Shkak është bërë qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të një firme që po shfrytëzon gurin në zonën e tyre.
Banorët e Bllcës me një protestë simbolike kërkojnë gjetjen e një alternativë tjetër të firmës për të transportuar materialet me tonazh deri në 60 ton çka ka sjell dëmtim të rrugës.
‘Të vij dhe firma dhe inxhinieri i kësaj firme të na tregojnë sa e ka tonazhin e lejuar kjo rrugë.’- tha një banorët.
“Ne kërkojmë nga shteti që ta marr materialin, por të ketë një limit për tonazhin ose të hap rrugën e vetë. këtu në këtë rrugë nuk do të kaloj më.”- u shpreh një nga banorët.
“Nesër do të dalim sërish dhe fëmijët do t’i marrim me vete. Do t’i dal para kamionit, le të më shkeli.”- tha një banor.
“Kur ka ardhur kjo firmë këtu na ka premtuar për zgjerimin e rrugës dhe për mirëmbajtjen. Jo vetë nuk e mirëmbajti , po ka prishur dhe urat ekzistuese.”- u shpreh një banor.
Kryetari i fshatit Bllacë, Hekuran Skarra bën me dije se i është kërkuar firmës që të mos transportojnë mbi tonazh në këtë rrugë ose të ndërtojë një rrugë tjetër.
“Që të na prishet rruga për një javë kjo është e pafalshme. Firma ka vendosur tonazh 60 ton dhe normal që rruga prishet brenda javës.”- tha Hekuran Skarra, kryetar i fshatit Ballacë.
Banorët kërkojnë që institucionet shtetërore të ndërhyjnë menjëherë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që çështja të mos përfundojë si ajo e Borizanës në Fushë-Krujë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:33
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor, 10:51
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor, 14:34
-
'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë
18 Dhjetor, 16:25
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor, 18:05
-
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
16 Dhjetor, 14:41
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor, 11:51
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 60-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
13 Dhjetor, 14:46
-
Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
12 Dhjetor, 16:57
-
Peshkopi/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)
12 Dhjetor, 09:30
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor, 09:50