Ishte bllokuar për shkak të motit të keq, hapet rruga për mjetet e tonazhit të rëndë në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Ishte bllokuar për shkak të motit të keq, hapet rruga për mjetet e tonazhit të rëndë në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Foto ilustruese

KORÇË- Pas bllokimit një ditë më parë për shkak të motit me reshje dëbore dhe shiu, rruga për mjetet e tonazhit të rëndë në Kapshticë dhe Qafë Thanë është hapur.

Puna vijon normalisht, ndërkohë që në Qafë Thanë qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë u hap gjatë pasidites së sotme, ndërsa në Kapshticë u hap disa orë më herët.

Bllokimi i kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë u bë më 1 shkurt për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoninë e Veriut si edhe në Greqi. Qarkullimi i tyre u ndalua pasi krijohej vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?