Deputetja Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen papritur. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputetja në një prononcim për Report TV.

Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Lala dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për pakënaqësi në renditje në listë.

Kujtojmë se PS e kishte caktuar deputeten të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.

Ndërkohë priten ditët në vijim për të parë nëse Lala do të heqë dorë përfundimisht nga politika, apo është vetëm tërhequr nga gara nën siglën e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Lala fitoi mandatin me PDIU-në në Dibër në zgjedhjet e kaluara, por ajo pas zgjedhjeve iu bashkua grupit parlamentar të Partisë Socialiste.