Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrës pasditen e kësaj të premteje.
Ky shtetas, ishte shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim.
Pritej që 63-vjeçari pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.
Rreth orës 15:04, ai shfaqi shqetësime shëndetësore dhe u transportua në spital.
Pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ai ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.
Njoftimi i policisë
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.
Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Komente












