Ishte dënuar nga Gjykata e Lartë, policia e kap në Berat

Ishte dënuar nga Gjykata e Lartë, policia e kap në Berat

Berat- Një 59 vjeçar i dënuar me 6 vite burg për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta është arrestuar në Berat.

Arrestimi i Agron Ymerajt, person i shpallur në kërkim u krye si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, informoi sot policia e Beratit. 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Agron Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik