Ishte dënuar për plagosje, kapet 41-vjeçari në Dibër me automatik dhe rreth një mijë fishekë

Ishte dënuar për plagosje, kapet 41-vjeçari në Dibër me automatik dhe rreth një mijë fishekë

Automatiku dhe fishekët e sekuestruar

DIBËR-Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar një automatik dhe 950 copë fishekë. I arrestuari është Altin Mera, banues në fshatin Katund i Ri, i dënuar më parë për plagosje të lehtë.

Automatiku dhe fishekët i janë gjetur të fshehura në një çantë në banesë, ndërsa akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën