Ishte drejt degradimit, Kisha e Kozarës po rimëkëmbet! Monument me peshë, ka afresket e rralla 2-shekullore

Është një ndër monumentet më të rëndësishme të artit post-bizantin, që daton në fundin e shek. 18-të, fillim të shekullit 19-të. Kisha e Ungjillizimit në Kozarë të Kuçovës, objekt trashëgimie por edhe shpirtëror, për banorët e zonës, po i nënshtrohet restaurimit....

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka inspektuar nga afër punimet këtë fundjavë, siç thotë edhe në petkat e arkitektes.

Projekti ka koston e 15 milionë lekëve dhe u nënshkrua në 12 shtator, duke premtuar zbatimin brenda 120 ditëve, por siç tregon Margariti, edhe për këtë monument të kategorisë së parë, si për simotrat e saj, shoqëritë stepen për bashkëpunim...

Vlerat kësaj kishe ia shtojnë afresket e hapësirës së brendshme të realizuara nga piktorët e familjes Çetiri Joani dhe i biri Naumi në vitin 1806.

Në kishë, në të cilën nuk është ndërhyrë prej 15 vitesh do të restaurohen pjesë të naosit, fasadës, hajatit, këmbanarja e dyshemeje po ashtu do të konsolidohet ambienti i muraturës së saj. Nga katër ndërhyrjet restauruese të mëhershme, dy u realizuan gjatë diktaturës.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë