Një person ka humbur jetën nga një aksident mesditën e sotme në Gjirokastër. Shkëlqim Late 60-vjeç ishte duke kaluar në rrugë në momentin kur u përplas nga një makinë tip ‘Jeep’ me targë AA331ET me drejtues Arjanit Barjamin.

Përplasja për 60-vjeçarin ishte fatale, pasi ndërroi jetë në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar pas ngjarjes. Aksidenti ndodhi aksin Gjirokastër-Kakavijë. Vitin e kaluar në vendin tonë u shënua një numër i lartë aksidentesh me vdekje.