KORÇË- Një 59-vjeçar është aksidentuar teksa ishte duke prerë dru bashkë me djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit.

Sipas të dhënave 59-vjeçari është dëmtuar në pjesën e barkut gjë e cila i ka sjellë hemorragji të brendshme.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në reaminacion në spitalin e Korçës, ndërkohë policia është duke hetuar ngjarjen.