Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bulqizë, ku ka ndërruar jetë një 50 vjeçar i cili ka qenë duke prerë drurë në mal.

Ka ndërruar jetë 50 vjeçari Ilir Turja, i cili sipas policisë ka qenë duke prerë dru në malin e Balgjajt dhe është godituar nga trupat, gjatë prerjes së tyre.

"Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth  50  vjeç, banues në Bulqizë , i cili  sipas informacioneve paraprake dyshohet se  ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes", thotë policia.

Ende nuk ka detaje të tjera mbi ngjarjen dhe rrethanat e saj.