Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Koplik në lagjen ‘Mehaj’.

 Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pësoi një aksident teksa po punonte me sondë shpimi për hapjen e një pusi.

“Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.