160 kg kokainë e cila kishte mbërritur nga Ekuadori është sekuestruar në portin e Selanikut. Kokainë ishte fshehur në dy kontejnerë me banane të cilët kishin mbërritur në port para 10 ditësh.
Zbulimi i kokainës u bë nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, raportojnë mediat greke.
Dy dërgesat lidhen edhe me sasinë prej 105 kg kokainë të kapur dhe sekuestruar në mes të muajit të kaluar përsëri në një ngarkesë bananesh, në të njëjtin port dhe thuhet se janë dërguar nga e njëjta kompani nga Ekuadori me destinacion të njëjtën kompani me qendër në Shkup.
Për rastin 105 kg janë arrestuar 10 persona. Nëntë nga të arrestuarit janë dërguar në burg.
Tashmë sigurimi i Selanikut pritet t'i dërgojë hetuesisë të dhënat e reja për të plotësuar dosjen e ngritur tashmë për 105 kilogramët kokainë.