KORÇË- Automjeti i Mateo Dersnikut në Korçë është përfshirë nga flakët gjatë natës teksa ishte i parkuar. Ndonëse Dersniku ka deklaruar se se nuk ka konfilte me askënd, burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Mateo Dersniku, nuk është me precedent penal dhe nuk ka konflikte me askënd, së paku kjo ishte ajo që dëshmoi përpara policisë.
“Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se djegia e makinës në pronësi të Mateo Dersnikut në Korcë ishte e qëllimshme. Në deklaratën e tij para forcave blu, Dersniku ka thënë se nuk ka konflikte me askënd.