Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Foto ilustruese

Një 25-vjecar është arrestuar këtë të enjte nga policia e Vlorës i cili ishte i shpallur në kërkim.

Mëshihet se në pranga është vënë Vasil Balliu, 25 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, në Vlorë i cili ishte dënuar më parë nga Gjykata me 4 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ndalimi i 25-vjeçarit u bë gjatë operacionit të policisë në një banesë të braktisur pranë aksit rrugor të fshatit Llakatund në Vlorë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia ka bërë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: Vasil Balliu, 25 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bashkë me Seksionin e Krimeve, gjatë një pune të mirëorganizuar kanë bërë kapjen e këtij shtetasi në një banesë të braktisur pranë aksit rrugorë të fshatit Llakatund, Vlorë.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë me Vendim nr.56 datë 18.07.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas