Tirane- Juri Ymeraj, 35-vjeçari i arrestuar sot (4 korrik 2024) në Padova të Italisë nga Interpol Roma për llogari të drejtësisë shqiptare me efekt ekstradimi drejt Tiranës, si pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit, rezulton të jetë shpallur i pafajshëm me vendim të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion në datën 25 shtator 2023 nga treshja e gjyqtarëve Elsa Ulliri, Erjon Çela dhe Rudina Palloj.
Në të njëjtin vendimin, GJKKO ka vendosur edhe shuarje të masës së sigurisë të dhënë në mungesë për të. Për Ymerajn procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit vijon dhe për të aktualisht nuk ka asnjë masë sigurie dhe person i lirë.
Por mesa duket ndaj tij ka pasur ende një urdhërarrest ndërkombëtar. Mbetet e paqartë pse Interpol ka qenë i painformuar për shuarjen e masës së sigurisë për Ymerajn, çfarë rrjedhimisht ka sjell edhe arrestimin e tij ditën e sotme.
Është detyrim i SPAK të nxjerr urdhrin e ekzekutimit pasi gjykata urdhëron shuarje të masave të sigurisë si në rastin konkret.
Në dosjen e inceneratorit të Fierit Ymeraj ishte akuzuar nga SPAK për veprën penale "Pastrim të produkteve të veprës penale" pasi figuronte si administrator i kompanisë J.P.Y, por GJKKO e kishte shpallur. I pafajshëm ishte shpallur edhe Arben Dervishaj, i cili ka pasur rolin e mbikëqyrësit të punimeve të inceneratorit dhe Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës
Njoftimi i policisë:
“Sot më datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana. Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.82, datë 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale të: "Pastrim të produkteve të veprës penale".
Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.6%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55