Arrestohet nga policia autori i vjedhjes së disa banesave në Orikum dhe Vlorë. Operacioni i koduar "Oriku-2018" prangosi Erjon Barajn, 23-vjeç, banues në Vlorë, autor i dyshuar për vjedhjet e banesave në pronësi të shtetasve E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum.
Sipas policisë, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të tjera të listuara si më poshtë, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre:
▪ Në datën 14.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh, Orikum.
▪ Në datën 14.09.2018, vjedhja e shtetasit Y.L, Orikum.
▪ Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.
▪ Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon etj, mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj si dhe tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Sendet që ju sekuestruan 23 vjeçarit
Komente






