Ishte kthyer në ‘tmerrin’ e banorëve të Kuçovës, arrestohet 49-vjeçari! U futej banorëve nëpër shtëpia dhe i vidhte

Alvaro Merka, autor i vjedhjeve disa banesave e dyqaneve në Kuçovë, është arrestuar nga policia e Beratit.

40 vjeçari ka vjedhur banesën e shtetasit Agim Qoraj, banesën e shtetasit Fatmir Minxha dhe garazhin e shtetasit Nikollaq Ndina, të treja vjedhje në qytetin e Kuçovës në kohë të ndryshme gjatë muajit Prill 2022.

Janë vjedhur sende të ndryshme materiale vegla pune, bizhuteri, pije alkoolike e sende të tjera me vlerë. Autori ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Kuçovës të cilët e kishin denoncuar disa herë për vjedhje banesat e tyre. Kanë qenë kamerat e një banesë që kanë zbuluar 40 vjeçarin dhe më pas shenjat e gishtrinjëve. Materialet i janë referuar prokurorisë për hetim të mëtejshëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit