Ishte kthyer në 'makthin' e lojrave të fatit, arrestohet grabitësi shqiptar në Greqi

Ishte kthyer në 'makthin' e lojrave të fatit, arrestohet grabitësi shqiptar në Greqi

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për shkak se akuzohet për kryerjen e disa grabitjeve me armë në Zografos.  Sipas policisë shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kryente grabitje të përsëritura dhe 'shënjstër' kishte pikat e lojrave të fatit dhe agjencitë e 'fast food-eve'.

Pas kontrolleve në banesën e tij, 27-vjeçarit i janë gjetur një pistoletë, 18 fishekë, një thikë xhepi dhe një sasi parash prej  445 euro. Deri më tani janë zbuluar pesë raste grabitjesh nga ai, me shumën totale të grabitjeve prej  10,000 euro.  

I arrestuari u dërgua në  prokurorinë e Athinës, ndërsa policia vijon hetimin për zbardhjen e rasteve të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën