TIRANË- Një person, i cili kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, nuk ishte vetëkarantinuar , siç është rregulli i detyrueshëm, por lëvizte i qetë në Tiranë.
Ai u ndalua nga policia e shtetit dhe është dërguar me Urgjencë në spital pasi nuk ndihej mirë. E gjitha kjo është bërë "live" teksa drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu në terren duke bërë kontrollet, pikërisht kundër këtyre personave të "pabindur" që vijnë nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen.
" Hape krahun dhe njofto ambulancën. Është kthyer para dy ditësh nga Italia dhe nuk po ndihet mirë dhe do të njoftohet shërbimi i Urgjencës do t'i bëhet thirrje për t'u vetëkarantinuar", tha Veliu.
Denim apo gjobitje patjeter
Përgjigju