Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin Librazhd Katund. Trupi i S.H. u zbulua sot, ndërsa dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në ujë dhe për pasojë është mbytur.
Sipas familjarëve, 49-vjeçari ishte larguar nga banesa pasditen e djeshme. Ata kanë deklaruar se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë zbardhur. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rastit.
Njoftimi i plotë i policisë
"Më datë 18.02.2026, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit."
Komente











