Një 63-vjeçar është gjetur paraditen e sotme i vdekur në mes të rrugës, në një lagje në Maliq të Korçës.
I moshuar është gjetur sot rreth orës 10:00, në fshatin Plasë, në rrugë, i pajetë dhe pa shenje dhune në trup.
Sipas njoftimit të policisë, për 63- vjeçarin ishte bërë një kallëzim ditën e djeshme nga vëllai i tij, i cili ka deklaruar se 63-vjeçari me iniciale B.D ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.
Sipas kallëzimit të bërë, i moshuari vuante nga problemet e shëndetit mendor.